Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë hapi shkollën verore për vitin 2015, e cila për disa ditë do të jetë në dizpozicion të nxënësve dhe studentëve nga Kumanova.
Shkolla Verore do të zgjasë deri më 22 gusht, mbahet në shkollën fillore “Bajram Shabani, në Kumanovë.
Kjo shkollë mundëson program me ligjërata nga lëndët: besim (akide), jurisprudencë islame (fikh), moral (ahlak), jetëshkrimi i të Dërguarit të Zotit s.a.w.s (sire), me ligjërues të ndryshëm.
Shkolla Verore ka për synim angazhimin e nxënësve dhe studentëve përgjatë periudhës së verës, mësimin e lëndëve të sipërpërmendura poashtu edhe zhvillimin e dijeve të tyre.
Në përmbyllje, pjesëmarrësit, të ndarë në kategori, do të garojnë edhe me anë të një konkursi për të përcaktuar edhe më të mirët e kësaj shkolle.

Shkolla Verore 2015
Shkolla Verore 2015

Shkolla Verore 2015
Shkolla Verore 2015