Forumi Rinor Islam – dega Kumanovë në bashkëpunim me komunën e Kumanovës shtroi iftarin tradicional të pëbashkët në qendrën e qytetit të Kumanovës me 400 mysafirë.
Në këtë iftar morrën pjesë drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme, administratorë e këshilltarë komunal, përfaqësues të organizatave joqeveritare, aktivistë dhe antarë të FRIsë si dhe familjarë të shumtë.
Pas iftarit u bë dhe duaja e bukës nga Hoxhë Azir Avdiu pastaj moderatori Arsim Jonuzi të pranishmit i përshëndeti me fjalë përshëndetëse pastaj fjala përshendetëse iu dha kryetarit të Forumit Rinor Islam – dega Kumanovë z. Erduan Kurtishi i cili theksoi përkrahjen e komunës gjatë gjithë këtyre viteve dhe tregoi vijueshmërinë e aktiviteteve gjatë gjithë këtij muaji.
Fjalë rasti kishte edhe kryetari i komunës së Kumanovës z. Maksim Dimitrievski i cili falënderoi të pranishmitë për prezencën e tyre në këtë iftar të organizuar vite me radhë si dhe duke i përgëzuar për aktivitet e deritanishme dhe bashkëpunimin ndërmjet tyre.
Kumanovë, 1 prill 2024