Forumi Rinor Islam – Dega në Kumanovë në bashkëpunim me SH.E “Vllaznia” sot realizoj mbushjen e 150 shportave secila prej tyre me vlerë 1200 denarë nga donacionet e mbledhura gjatë këtyre ditëve në tendat të cilat ndodhen në dy pikat e qytetit  tek marketi Selman Turizëm dhe Musli market si dhe donacionet që janë mbledhur përmes llogarisë   https://www.launchgood.com/campaign/shporta_e_ramazanit_2021#!/ , shportat do të shpërndahen në ditët në vijim tek skamnorët, njerëzit në nevojë dhe jetimët.
Mbledhja e donacioneve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim ku të gjithë qytetarët mund të dhurojnë donacione për mbushjen e pakove me gjërat elementare ushqimore dhe higjienike për nevojtarët e qytetit të Kumanovës dhe  komunës së Likovës.