Forumi Rinor Islam – Dega në Kumanovë në bashkpunim me SH.E. “Vllaznia” edhe këtë vitë realizon aktivitetin “Shporta e Ramazanit”, aktivitet ky që bëhet për vite me rradhë për tua zgjatur dorën njerëzve në nevojë, skamnorëve dhe për tua rikthyer buzëqeshjen jetimëve.
Fshij një lot, dhuro aq sa ke mundësi për të mbushur një pako me vlerë 1200 denarë me gjërat elementare ushqimore dhe higjienike për të buzëqeshur edhe ata njësoj sikur ne.
“Shporta e Ramazanit” është e vendosur në dy pika të qytetit në marketin Selam Turizëm dhe Musli market, dhe janë të hapura nga ora 10:30 deri në orën 18:00.