Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë, për nder të muajit Ramazan, shtroi iftar modest, ku të pranishëm ishin anëtarë dhe aktivistë të degës.
Pas iftarit, pasoi një ligjëratë e shkurtër, rreth shfrytëzimit të muajit të Ramazanit dhe veçanërisht ditët e fundit të tij, nga hoxhë Azir Avdiu.
Mbrëmja përfundoi me lexim Kurani nga Betim Latifi.