Forumi Rinor Islam – dega Kumanovë organizoi një ligjëratë në Shkolla e Mesme Ekonomike “Pero Nakov”, me ligjërues hoxhë Azir Avdiu, nën moton “Nga vetja për shoqërinë”.
Ligjërata u realizua me qëllim vetëdijesimin e nxënësve gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, duke theksuar rëndësinë e përkushtimit shpirtëror, kultivimit të sjelljes së mirë dhe përgjegjësisë personale në jetën e përditshme. Në fokus ishte edhe ndjekja e rregullt e mësimit dhe angazhimi serioz në arsim, si faktorë kyç për zhvillimin individual dhe për një kontribut të dobishëm në shoqëri.
Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe bashkëpunuese, duke zgjuar interesim të veçantë nga nxënësit dhe stafi arsimor. Falënderim i veçantë për drejtoreshën Lutfije Veseli për mikpritjen dhe mbështetjen në realizimin e këtij aktiviteti.
Kumanovë, 16 shkurt 2026
