Forumi Rinor Islam – Dega në Kumanovë më 21 nëntor 2021 në hapsirat e ish Komitetit organizoi akademi solemne për nder të Kongresit të alfabetit.
Të ftuar në këtë panel diskutimi ishin present dy personalitete të cilët vazhdojnë të kontribojnë në arsimin shqip pedagogu Nehat Jahiu dhe profesor Arsim Jonuzi të cilët shtjelluan temën “Gjuha shqipe në ditët e sotme tek të rinjët” mbi gjuhën shqipe, mbi bastardimin e gjuhës, internacionalizmat e gjuhës si dhe mbi barbarizmat e gjuhës.

Të pranishëm ishin edhe antarë të tjerë të FRI në nivel qëndror ku fjalë rasti ju dha edhe nënkryetarit Mr. Vullnet Selmani.
Ndërsa kryetari i FRI – Dega Kumanovë, Erduan Kurtishi dy panelistëve iu ndau nga një dhuratë modeste.