Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë në bashkupunim me SHE “Vllaznia” realizuan pjesën e katërt të mbushjes së 150 shportave me vlerë 1200 denarë, nga donacionet e mbledhura gjatë këtyre ditëve në tendën e cila ndodhet në pikën e qytetit tek marketi Selman Turizëm. Shportat do të shpërndahen në ditët në vijim tek skamnorët, njerëzit në nevojë dhe jetimët.
Deri më tani janë mbushur gjithësej 600 shporta me po të njejtën vlerë, në ditët në vijim do ketë edhe një mbushje tjetër.
Mbledhja e donacioneve do të vazhdojë edhe në këto pak ditë që kanë mbetur në dy pikat e qytetit si dhe përmes llogarisë http://www.launchgood.com/shporta2021 , ku të gjithë qytetarët mund të dhurojnë donacione për mbushjen e shportave, me gjërat elementare ushqimore dhe higjienike për nevojtarët e qytetit të Kumanovës dhe komunës së Likovës.