Forumi Rinor Islam – Dega në Kumanovë në bashkëpunim me SH.E “Vllaznia” realizuan pjesën e tret të mbushjes së 200 shportave me vlerë 1200 denarë nga donacionet e mbledhura gjatë këtyre ditëve, në tendat të cilat ndodhen në dy pikat e qytetit tek marketi Musli market dhe Selman Turizëm, shportat do të shpërndahen në ditët në vijim tek skamnorët, njerëzit në nevojë dhe jetimët.
Mbledhja e donacioneve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në dy pikat e qytetit si dhe përmes llogarisë https://www.launchgood.com/…/shporta_e_ramazanit_2021…, ku të gjithë qytetarët mund të dhurojnë donacione për mbushjen e pakove me gjërat elementare ushqimore dhe higjienike për nevojtarët e qytetit të Kumanovës dhe komunës së Likovës.