Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë vazhdoi sonte me ligjëratën e katërt me rradhë me mysafir Prof. Dr. Naser Ramadani.

Tema në këtë takim ishte: “Koncepti “Njeri” sipas mësimeve islame dhe roli i tij ne shoqëri”. Profesori i nderuar temën e filloi duke nxitur publikun me pyetje rreth asaj se si konceptohet njeriu nga bota sot dhe në të kaluarën. Pastaj ai vazhdoi duke sqaruar se çka na jep informacione islami në këtë drejtim, duke ndërlidhur me përgjegjësite dhe qëllimet e njeriut në këtë jetë.

Në fund të pranishmit kishin mundësi të parashtronin pyetje dhe mendime për të cilat profesori nuk ngurroi t’i përgjigjet dhe qartësojë.

Kumanovë, 19 dhjetor 2023