Dje, më datë 28 korrik 2013, Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë shtroi iftar në fshatin Vojnoviç të Kumanovës. Në këtë iftar morën pjesë rreth 100 persona. Në të ishin të pranishëm pjesëtarë të fshatit si dhe anëtarët e aktivistë të FRI-së.

Dega Kumanovë shtroi iftar në fshatin Vojnoviç   (2)
FRI – Dega Kumanovë shtroi iftar në fshatin Vojnoviç

Dega Kumanovë shtroi iftar në fshatin Vojnoviç   (3)
FRI – Dega Kumanovë shtroi iftar në fshatin Vojnoviç

Dega Kumanovë shtroi iftar në fshatin Vojnoviç   (4)
FRI – Dega Kumanovë shtroi iftar në fshatin Vojnoviç

Pas ngrënies së iftarit nisi programi, ku fillimisht pati këndim ilahish nga Avni Nebiu dhe Naser Arifi, kurse më pastaj pati një minitribunë nga hoxha mulla Imer Mustafa. Pjesëtarët e fshatit Vojnoviç u ndanë të kënaqur nga ky iftar dhe thanë që shpresojnë që edhe në të ardhmen të ketë kësofarë iftaresh. Ndërkaq, Forumi Rinor Islam këtë aktivitet e realizon në kuadër të aktiviteteve që i bën me rastin e muajit ramazan.