Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë vazhdoi me ligjëratën e dytë të ciklit të ligjëratave dyjavore.

Ligjërues në këtë takim ishte hoxhë Azir Avdiu, imam i xhamisë Molla Sadiku – Sllupçan. Tema që u trajtua ishte: “Vepra e mirë”, temë kjo që hoxha i nderuar e shtjelloi duke treguar shembuj nga jeta e profetëve dhe pjesë nga ajetet që tregojnë mbi shpërblimin dhe mënyrën e bërjes së veprave të mira.

Ligjeruesi gjatë ligjeratës la hapësirë dhe mundësoi interaksion ku të pranishmit kishin mundësi të parashtronin pyetje dhe mendime.

Kumanovë, 15 dhjetor 2023