Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë vazhdoi sonte me ligjëratën e tretë me mysafir Hoxhë Halil Avdullin.

Tema që u trajtua ishte: “Çlirimi i njeriut në Kuran”. Hoxha i nderuar temën e shtjelloi duke paraqitur fenë dhe Kuranin si çlirim për njeriun.

Ai vazhdoi duke treguar se cilët janë ato pushtete në botën tonë nga të cilat kemi rrezik të robërohemi dhe se si të ruhemi të mos biem pre e këtyre tundimeve.

Si javët tjera edhe këtë herë kishte mundësi për interaksion ku të pranishmit kishin mundësi të parashtronin pyetje dhe mendime.

Kumanovë, 29 dhjetor 2023