Kryetari i Forumit Rinor Islam dega në Kumanovë z. Erduan Kurtishi së bashku me nënkryetarin e kësaj dege z. Zeqir Esati vizitoi kryetarin e komunës së Likovës z. Erkan Arifi.
Kryetari i komunës së Likovës i falënderoi për vizitën dhe bashkëpunimin e deritanishëm në projektet e ndryshme dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim edhe në të ardhmen ku shprehu gatishmërinë për aktivitete e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Kryetari i FRI-dega Kumanovë e falënderoi për gatishmërinë e treguar dhe për bashkëpunimin e ndërsjellët.
Kumanovë, 27 shkurt 2023