Categories
Lajme Lajme FRI

FRI – dega në Kërçovë bëri hapjen solemne të shkollës edukative “Haxhi Nazim Xhaferri”

Forumi Rinor Islam- dega në Kërçovë, tashmë për vite me radhë, krahas aktiviteteve tjera me të rinj, ka realizuar edhe kursin e Kuranit dhe të mësimbesimit, një aktivitet ky që ka gjetur mbështetje të shumtë, nga personalitete të ndryshme. Këtë vit, ky aktivitet do të avancohet duke marr edhe një emër të një personaliteti shumë të rëndësishëm për shoqërinë e Kërçovës me rrethinë, i ndjeri haxhi Nazim Xhaferri, i cili kaloi në amshim më dy shkurt të këtij viti. Vlen të theksohet se kjo shkollë do të ketë përkrahje të plotë materiale dhe morale nga ana e familjes Xhaferri, të cilët kanë shprehur dëshirë të bëjnë pjesë në këtë vatër të Forumit Rinor Islam në Kërçovë duke na u gjendur pranë me gjithë mundësitë e veta.
Në hapjen solemne të shkollës edukative “Haxhi Nazim Xhaferri” morën pjesë personalitete të ndryshme, duke përfshirë këtu: Kryetarin e Forumit Rinor Islam, mr. Xhabir Emini; kryetari i fondacionit Axis, hoxhë Rufat Sherifi; myftiu i Myftinisë së Kërçovës, Qamil Rushiti; kryetari dhe ish- kryetari i xhamisë së Regensdorfit; anëtarë të kryesisë së Forumit Rinor Islam në nivel republikan; anëtarët e Forumit Rinor Islam- dega në Kërçovë, në krye me kryetarin, Shkuri Sadiku; kryetari i Kallirit të Mirësisë- Kërçovë, Muhamed Mehmedi; familja e haxhi Nazimit, të cilët udhëtuan nga Zvicra enkas për këtë event, miq e dashamir të FRI- së dhe të familjes Xhaferri; të cilët mysafir nderuan këtë organizim edhe pse me numër shumë solid, shkaku i gjendjes pandemike.
Fjalime në këtë organizim patën, nikoqiri i këtij eventi, mr. Xhabir Emini; hoxha Rufat Sherifi; myftiu Qamil Rushiti; vëllai i haxhi Nazimit, Gëzim Xhaferri; si dhe djali i tij, Leonard Xhaferri.
Programi artistik ishte i përgatitur nga nxënësit që kanë ndjekur kursin e Kuranit pranë FRI- dega në Kërçovë prej më herët; të cilët përçuan frymën dhe fuqinë rinore në gjithë tubimin. Nxënësit u paraqitën me pika të ndryshme, edhe atë: leximi i ajeteve kuranore (Qemal Emini); hadithet e preferuara të tyre, të cilat ato patën mundësinë t’i ndanin me mysafirët; ilahi dhe përshtypjet e tyre nga kursi që kanë ndjekur.
Në këtë organizim u bë edhe promovimi i ilahisë “Haxhi Nazimi”, e cila ishte realizuar enkas për këtë mbrëmje. Teksti i kësaj ilahie është shkruar nga Zurijet Sulejmani, realizuar me mbështetjen e studios Leart Kërçovë dhe Ahmet Sherifit; kurse në skenë u soll nga Qemal Emini, i cili promovoi ilahinë e tij të parë, kushtuar Haxhi Nazimit.
Për fund, me dëshirë të familjes Xhaferri u shtrua edhe një darkë solemne për mysafirët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version