Dega e Forumit Rinor Islam në Kërçovë vijon me aktivitetet me kursistët e Kuranit edhe gjatë festës së Bajramit të Fitrit, ku sot, më 15 maj, realizuan takim festiv me nxënësit e Kuranit.
Nxënësit të cilët prej vitesh ndjekin kursin e Kuranit me mësuesen Ajshe Emini, në ambient shumë të gëzueshëm e festiv, nën tingujt e ilahive festive, pranuan uratat e njëri – tjetrit për Bajram, dhe dhuratat simbolike të përgatitura nga anëtaret e FRI.