Categories
Lajme FRI

FRI – Dega në Kërçovë me një program tregjuhësor realizoi fushatën “Ta njohim Muhammedin a.s.”

Fundi i kampanjës në Kërçovë u shënua me realizimin e një programi të pasur tregjuhësorë në Pallatin e Kulturës në Kerçovë. Programi në fjalë ngërtheu në vete ilahi, recitale dhe mesazhe të shkurtëra rreth jetës së Muhammedit a.s, ligjërues të ftuar ishin:
1. Xhenifer Telak – Përfaqësuese e shoqatës Duha
2. Qenan Ismaili – Teolog, Shkup
3. Nuran Sulejmanoski – Imam, Kërçovë.
Porositë dhe mesazhet e tre ligjëruesve të lartëpërmendur, njoftuan opinionin më për së afërmi me personalitetin e Muhammedit a.s.
Pjesën e fundit të programit e bënë edhe më kuptimplotë kori i ilahive, të cilët zbutën zemrat e publikut me zërat e tyre duke kënduar për personalitetin dhe jetën e Muhamedit a.s.
Aktivitetin më të begatë e bëni prezenca e mysafirëve të ndryshëm, në mesin e të cilëve ishte edhe zv/ krzetari i FRI-së z. Millazim Mustafa nga Kumanova.
Me përundimin e programit, Sektori i Femrës pranë FRI-Kërçovë dhe përfaqesues te shoqatës Duhaa, në dalje të qendrës së Kulturës kishin shtruar një koktej modest, me ç’rast të gjithë kishin fatin të provonin ëmbëlsira nga më të ndryshmet.
Përndryshe, ky ishte viti i dytë me rradhë, ku FRI-dega Kërçovë realizon kampanjën e lartëpërmendur bashkë me komunitetin rom dhe turk.

IMG_0046
Qenan Ismaili – Teolog, Shkup

Nuran Sulejmanoski – Imam, Kërçovë.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam
 

Exit mobile version