Forumi Rinor Islam, dega në Kërçovë, organizoi një iftar modest me aktivistët dhe miqtë e këtij asociacioni.

Si aktivitet fillestar i Forumit Rinor Islam në Kërçovë ishte organizimi i një iftari ku morrën pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve. Para kohës së iftarit, në sallën e kësaj shoqate, të pranishmit patën rastin të ndjekin një ligjeratë nga hoxhë Xhemail Ahmedi, i cili foli për rëndësinë dhe vlerën e agjërimit.
Më pas mysafirët në mënyrë të organizuar hëngrën iftarin e sponzoruar nga Hotel dhe Restorant “Arabella”.
Ky ishte aktiviteti i dytë me radhë, pas vendosjes së banderollës në sheshin e qytetit me të cilin Forumi Rinor Islam – dega në Kërçovë u uroi Muajin e bekuar të Ramazanit të gjithë besimtarëve muslimanë dhe shpërnadrjes së urimeve të Ramazanit.
Kryesia e degës së këtij asociacioni bëri të ditur se gjatë këtij muaji pritet të realizojnë disa aktivitete duke nisur nga tribuna shkencore e deri te aktivitetet kulturoro – fetare, me të cilat synojnë të sjellin freski dhe atmosferë festive në Kërçovë.

FRI - dega në Kërçovë organizoi iftar me aktivistë e qytetarë (1)
FRI – dega në Kërçovë organizoi iftar me aktivistë e qytetarë

FRI - dega në Kërçovë organizoi iftar me aktivistë e qytetarë (3)
FRI – dega në Kërçovë organizoi iftar me aktivistë e qytetarë

Zyra për marrëdhënie me publikun