Si pjesë e aktiviteteve të Ramazanit, Forumi Rinor Islam – Dega në Kërçovë, të premten, pas namazit të teravisë realizoi mbrëmje kuranore. Aktiviteti në fjalë u realizua në ambientet e Pallatit të Kulturës në qytetin e Kërçovës.

Programi filloi me fjalën përshëndetëse të sekretarit gjeneral të Forumit Rinor Islam, Abdulhamid Mustafa, për të vazhduar më pas me leximin e ajeteve të Kuranit Famëlartë nga hafëzat Jasin Abdullai, Ajdin Aliji dhe Armend Beqiri.

Pjesë e programit artistik ishte edhe aktori i mirënjohur Arsim Fazlia, i cili prezantoi poezitë “U nda hana” dhe “Vdis para se të vdesësh” para publikut kërçovar.

Kërçovë 22 prill 2022