Categories
Lajme FRI

FRI-dega në Kërçovë realizoi dy ligjërata me Mr. Ferit Zeqirin

Në prani të aktivistëve dhe anëtarëve të vet FRI, dega në Kërçovë, më.12.10.2013, realizoi ligjëratën me temë: “ Mirësit e All-llahut”, me Mr. Ferid Zeqirin, ne H/R Arabella.

Në pjesën e pare, ligjëruesi foli për disa nga mirësit e All-llahut të përmendura në Kur’anin famëlartë, kurse në pjesën e dytë ligjëruesi u koncentrua në atë se si mohoen mirësitë e All-llahut xh.sh. dhe krejt në fund ligjëroi për dënimin e atyre që i mohojnë mirësitë e All-llahut.
Ishte një temë që la mbresa pozitive te të pranishmit, të cilët theksuan se dëshirojnë që sa më shumë të ndëgjojnë tema të këtij karakteri.
Poashtu një ditë më vonë më 13.10.2013, në të njejtin vend, u realizua edhe ligjerata e dytë e cila ishte pak më specifike, për një kategori tjetër të personave, konkretisht me hoxhallarë dhe anëtarë aktiv në FRI, me temë : “ Ehli Sunne vel Xhema’ “ e cila do të pasohet me një cikël të ligjëratave.
Fillimisht ligjëruesi u koncentrua në aspektin etimologjik të fjalës “Ehli sunne vel xhema’”, me pas beri definimin në aspekt terminologjik të ketij medh’hebi akaidologjik, nga dijetare të ndryshëm dhe ne fund bëri hyrje për “ Esharijtë”.
Njjëherit vlen të theksohet se këto tema realizohen me kërkesë të kategorisë së sipër përmendur.

Ligjerate ne Kercove (1)
FRI-dega në Kërçovë realizoi dy ligjërata me Mr. Ferit Zeqirin

Exit mobile version