Forumi Rinor Islam, dega në Kërçovë shënoi Ditën e Bedrit, duke e rrumbullakësuar këtë me një ligjeratë para se të afrohet koha e iftarit, shtrimin e një iftari, ligjeratë në xhami, për t’a përfunduar me faljen e namazit të teravisë në xhaminë “Balla mëhalla”.
Mysafir special, njëherit edhe ligjerues i këtij evenimenti ishte profesori nga Turqia Ramazan Tamer, i cili ligjeroi temën “Mësimet nga Dita e Bedrit për kohën e sodit”. Audienca ishte e përbërë nga antarë dhe aktivistë të Forumit Rinor Islam – dega në Kërçovë. Pjesa e parë e ligjeratës u zhvillua në hapësirat e këtij asociacioni ku më pas për të gjithë të pranishmit u shtrua një iftar modest në Hotel & Restorant “Arabella”. Për të vazhduar përkujtimin mbi Ditën e Bedrit, aktivistët e FRI-së dhe qytetarë të tjerë u stacionuan në xhaminë e qytetit “Balla mëhalla”.
Nuk munguan as mysafirë nga Kumanovë të cilëve gjithashtu ju dha rasti të marrin fjalën e të paraqesin disa urtësi nga kjo festë islame.
Ndryshe, Dita e Bedrit njihet si luftë qiellore në tokë, e cila u zhvillua në mes muslimanëve dhe mushrikëve (jobesimtarëve), dita kur u nda e vërteta nga gënjeshtra. Beteja e Bedrit nisi të premten në mëngjes, në ditën e shtatëmbëdhjetë të Ramazanit, viti 2 i Hixhretit, ose më 17 mars të vitit 623 e.r. sipas kalendarit gregorian.

Dita e Bedrit - Kercove (1)
FRI, dega në Kërçovë shënoi Ditën e Bedrit

Dita e Bedrit - Kercove (3)
FRI, dega në Kërçovë shënoi Ditën e Bedrit