Forumi Rinor Islam – dega në Kumanovë në bashkëpunim me komunën e Kumanovës, në qendrën e qytetit realizoi iftarin e përbashkët.

Të pranishëm në këtë iftar ishin personalitete të ndryshme të të gjitha sferave dhe komuniteteve.

Pas ngrënies së iftarit vijoi edhe duaja e bukës e bërë nga moderatori Arsim Jonuzi.

Fjalë përshëndetëse iu dha kryetarit të FRI – dega Kumanovë Erduan Kurtishi, i cili përveç fjalës përshëndetëse potencoi ecurinë e aktiviteteve të realizuara gjatë këtij muaji.

Fjala iu dha edhe kryetarit të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrevski, i cili përshëndeti dhe përgëzoi FRI- në për realizimin e këtij aktiviteti madhor si dhe bëri thirrje tek bizneset lokale për mbështetje më të fuqishme financiare për aktivitetin në fjalë.

Fjalë rasti ju dha edhe ministrit të shoqërisë informatike dhe administratës, Admirim Aliti, dhe deputetit, Arbër Ademi, të cilët përshëndetën të pranishmit, përgëzuan organizimin e këtij iftari. Ky iftar tradicional realizohet tashmë, kësaj radhe u realizua me afër 400 persona, ku pati mysafir nga vende të ndryshme, përfshirë këtu edhe Amerikën Veriore.

30 prill 2022, Kumanovën