Forumi Rinor Islam – Dega në Prilep në bashkëpunim me O.H. “Kalliri i Mirësisë” realizoi iftarin me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit në hapësirat e restoranit “M” – Llazhan.

Të pranishëm në këtë iftar ishin nxënës, profesorë dhe personalitete të sferave të ndryshme shoqërore.

Fillimisht të pranishmëve mirëseardhje iu uroj kryetari i FRI – Dega Prilep, Veton Ibrahimi, ndërsa fjalë përshëndetëse pati sekretari gjeneral i FRI -së, Abdulhamid Mustafa dhe një përfaqsues i O.H.”Kalliri Mirësisë”.

Në fund pas iftarit tek të pranishmit u përcollën edhe disa këshilla dhe mesazhe Ramazani nga hoxhë Zeqir Esati.

Prilep, 14 prill 2023