Forumi Rinor Islam dega në Prilep realizoi aktivitetin e shpalljes së seminaturanëtve më të mirë në rajonin e komunës së Dollnenit.
Në një ambient të ngrohtë po merrnin pjesë nxënës, prindër, arsimtarë dhe drejtorë shkollash të cilët po nderonin nxënësit më të mirë, por edhe këtë aktivitet të mirëfilltë të Forumit Rinor Islam.
Me këtë aktivitet në të njëjtën kohë u përurua edhe kryesia e re e kësaj dege me z. Mahir Jasharin për kryetar.
Si zakonisht, manifesitimi u hap me lexim të Kuranit nga imami i xhamisë së fshatit Merovë, që më pas moderatorët t’ia japin fjalën zëvendëskryetarit të FRI-së z.Milazim Mustafës që përshëndeti të pranishmit duke iu uruar mirëseardhje por edhe degës së FRI-së Prilep dhe kryetarit Mahir Jasharit duke iu uruar sukses, por edhe duke ndërlidhur simbolikën e përurimit të degës me sitmulimin e arsimit dhe nxënësve më të mirë. Ai uroi që këta nxënës që u zgjodhën si semimaturantë më të mirë, pas katër vitesh të jenë edhe maturantët më të mirë që do të dekorohen në manifesitmin e Hixhrit në Shkup e poashtu edhe studentët më të mirë pas shtatë viteve.
Ai garantoi përkrahjen e FRI-së për këtë rajon që më së shumti ka nevojë të ndihmohet.
Pas z.Mustafës, fjalën e mori kryetari i degës z.Mahir Jashari i cili përshëndeti të pranishmit duke treguar gatishmërinë e degës dhe kryesisë së saj që do të jenë vazhdimisht prezent në përkrahje të nevojave të qytetarëve të kësaj ane, por në veçanti falënderoi shkollat dhe drejtoritë e shkollave për bashkëpunimin dhe zgjedhjen e nxënësve më të mirë. Mes tjerash z.Jashari potencoi edhe faktin se FRI vazhdimisht ka ndihmuar procesin edkuativo arsimor të kësaj ane, në veçanti me faktin se me dhjetëra student nga rajoni i Pellagonisë kanë qenë të vendosur në Qendrën Rinore në Tetovë gjatë studimeve të tyre.
Programi kishte edhe pjesë artisitike ku për këtë u kujdes kënduesi i mirënjohur i ilahive nga kjo anë Alit Ahmeti.
Në vijim të programit u realizua edhe pjesa kryesore e takimit, dekorimi i nxënësve ku për të njëjtët organizatori kishte përgatitur mirënjohje dhe disa libra nga shtëpia botuese Furkan ISM.
Nxënësit më të mirë të shpallur ishin këta:
– Nga shkolla fillore Ismail Qemali fsh Cërnilishtë u zgjodh Halime Tairi;
– Nga shkolla fillore “Liria” – Zhitoshë u zgjodh Ixhran Rushani
– Nga shkolla fillore “Nikolla Karev” – Nerovë u zgjodh Ajlinda Islami;
– Nga shkolla fillore”Mirçe Acev” – Llazhanë u zgjodh Ilda Zijadiç
– Nga shkolla fillore “Vera Ciriviri” – Debreshtë – nxënësja Nurdan Ibeska;
– Nga shkolla fillore “Vera Ciriviri- Trena” u zgjodh nxënësja Neriman Dautoska; si dhe
– Nga shkolla fillore “Pero Toshev” – Desovë si semimaturant më i mirë u zgjodh Amel Fazliç.
Në këtë manifestim të pranishëm ishin edhe shumica e drejtorëve të këtyre shkollave, ku në emër të të gjithë atyre fjala iu dha z. Satki Mersimit, drejtor i shkollës fillore Liria nga fsh. Zhitoshë, i cili falënderoi FRI-në dega Prilep për këtë aktivitet shumë të nevojshëm dhe të qëlluar, kurse nxënësve u dëshiroi sukses duke uruar që të vazhdojnë edhe më tej të jenë më të mirët.
Në këtë program ishte edhe prof.dr. Afrim Osmani, ligjërues në USHT, e që vie nga kjo anë, të cilit gjithashtu iu dha fjala, i cili përgëzoi këtë hap të degës duke i falënderuar për këtë aktivitet të mirëfilltë që kanë ndërmarrë, por edhe duke falënderuar FRI-në për përkrahjen e vazhdueshme që ia jep rajonit të tyre, sidomos në stimulimin e arsimimit të gjeneratave të reja. Ai në vazhdim premtoi përkrahjen e tij për strukturën e re të degës së FRI-së Prilep, që është një trup i shëndoshë që përbëhet nga studentë të kësaj ane që janë të gatshëm të kontribuojnë për të mirën e përgjithshme.
Në fund të për gjithë të pranishmit u organizuar një drekë e përbashkët.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam
EDITOR
12 years ago
previous article
Ja se si të përdorni Gmail-in pa internet
next article
Januzaj lojtari i ri më i mirë i vitit (Video)
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
5 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
5 days ago