Programin e filloi kryetari i degës i cili ju uroi mirseardhje të pranishmive mirëseardhje, falënderoi drejtorin dhe stafin e shkollës fillore të fsh. Cërnilishtë për bashkupunim që e ofrojnë ata në çdo rast të mundëshem, falënderoi trajnuesit për kontributin e pa rezervë që ata ofruan gjatë këtyre gjashtë javëve, dhe në fund kryetari i degës nuk harroi që të falenderojë antarët dhe aktivistët e degës që kontribuan në mënyra të ndryshme në realizimin e këtij aktiviteti.

Për një këshillë motivuese fjala ju dha teologut Muhamed Sulejmani i cili me disa këshilla motivoi të rinjtë që të vazhdojnë të jenë pjesë e këtyre aktiviteteve shumë të dobishme në çdo sferë të jetës.

Fjalë rasti pati edhe drejtori i shkollës “Ismail Qemali” – Cërnilishtë, Muamet Sulejmani i cili përshëndeti aktivitetin në fjalë dhe ofroi bashkëpunim edhe të mëtejshëm në të ardhmen.

Programin e zbukuran nxënësit të cilët në shenjë falënderimi kishin pregaditur një dhuratë për FRI – dega Prilep, ku me disa fjalë falënderuan që iu dha mundësia të jenë pjesë e këtij projekti duke shpresuar që edhe në të ardhmen të vazhdojnë në projekte të ngjashme.

Në vazhdim pasoi shpërndajra e lëvdatave për trajnuesit dhe pjesëmarësit, dhe ne fund për të pranishmit u shtrua një koktej modest.

Prilep, 25 nëntor 2023