FRI- DEGA PRILEP REALIZOI KUIZIN E DITURISË “IKRA”

Nën moton “Ramazani, muaji i arritjeve”, në hapësirat e Xhamisë Bedër u realizua aktiviteti tradicional që realizohet për disa vite me radhë Kuizi kushtuar dijes me karakter garues e gjitha kjo me qëllim të përfitimit të njohurive të reja nga lëmi të ndryshme.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin një numër i madh i rinisë së fshatit Cërnilishtë dhe forma e kuizit u realizua duke i ndarë në grupe ku vetëm tre finalistët u shpërblyen me një shumë të hollash dhe libra, gjithashtu për pjesëmarrësit FRI dega në Prilep ndau lëvdata.

Prilep, 17 Prill 2023