Forumi Rinor Islam – Dega Shkup hapi Shkollën Verore për vitin 2016. Dita e parë e Shkollës Verore u realizua në zyrat e FRI-së në Shkup, e cila në vete përmbajti tri ligjërata nga hoxhallarë të ndryshëm.
Ligjërata e cila e filloi Shkollën Verore të cilën e organizon Departamenti për Edukim pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup ishte me temë “Morali, rëndësia dhe dobitë e tij”, të cilën ligjëroi hoxhë Fevzi Musliu. Në pjesën e dytë ligjëroi hoxhë Halil Ademi, në temën “Pastërtia dhe rregullat e saj” dhe dita e parë u përmbyll me ligjëratën me temë “Besimi në Allahun, definimi, pozita, rëndësia dhe argumentimi i egzistencës së Tij”, me ligjërues hoxhë Rufat Sherifi.
Shkolla verore vazhdon edhe ditëve ne vijim, deri të enjten ku më pas për pjesëmarrësit organizohet kamp treditor në vilat në Kitkë.