FRI dega Shkup si çdo herë po ashtu edhe këtë vit etjen e besimtarëve mysliman mundohet ta shuan me aktivitete të ndryshme dhe atë për hir të këtij mysafiri të rrallë.
Për dallim nga vitet e kaluara këtë vit FRI-Shkup në karvanin e aktiviteteve të saja, inkuadroi edhe manifestimin “Netët e Kulturës Islame”. Në natën e parë të këtij manifestimi  pikërisht me datë  26.07.2013 u realizua programi “Mbrëmja Kuranore”, aktivitet ky tanimë i njohur në mesin e popullatës.
Recitues të Kuranit në “Mbrëmjen Kuranore” ishin hafiza të njohur në këto treva. Këtë mbrëmje e hapi hafizi trembëdhjetëvjeçar Ajdin Aliji nga lagjia Hasanbeg-Shkup, njëherit ky është një ndër hafizat më të ri në Republikën e Maqedonisë.
Lexues i parë i këtij evenimenti ishte hafizi nga Tetova Haris Mehmedali, ai mbaroi medresenë “Isa Beu” në Shkup,  kurse diplomoi në fakultetin e shkencave islame në Sarajevë. Recitimi i Kuranit më pas vijoi me lexuesin e dytë e ai ishte Egzon Ibrahimi nga qyteti i Prizrenit. Egzon Ibrahimi ishte pjesëmarrës në garat kuranore nëpër vende të ndryshme të botës.
Lexuesi i tretë dhe i fundit i kësaj mbrëmje ishte hafizi i mirënjohur nga Shkupi Xhemail Nuhiu.
Në natën e dytë të aktivitetit “Netët e Kulturës Islame”, me datë 27.07.2013 u hap një mini-panair, përmes së cilës mysafirët patën rastin të shohin veshjet tradicionale kombëtare-islame, bizhuteri të lloj llojshme si dhe libra me tematik shkencore dhe islame nga shtëpia botuese Furkan ISM dhe Logos-A.
“Netët e kulturës islame” përfunduan me datë 27.07.2013, ndërsa të pranishëm ishin nxënës, studentë,  intelektualë, mysafir nga Kosova, si dhe qytete tjera të Republikës së Maqedonisë.

2_ (4)
“Mbrëmja Kuranore” – Shkup

3_ (3)
“Mbrëmja Kuranore” – Shkup

4_ (3)
“Mbrëmja Kuranore” – Shkup

5_ (8)
“Mbrëmja Kuranore” – Shkup

6_ (4)
“Mbrëmja Kuranore” – Shkup

Mbrëmje Kur'anore 26.07.2013 Shkup (65)
“Mbrëmja Kuranore” – Shkup

Mbrëmje Kur'anore 26.07.2013 Shkup (195)
“Mbrëmja Kuranore” – Shkup

mbrëmje artistike 27.07.2013 Shkup (1)
“Netët e Kulturës Islame”

mbrëmje artistike 27.07.2013 Shkup (7)
“Netët e Kulturës Islame”,

mbrëmje artistike 27.07.2013 Shkup (8)
“Netët e Kulturës Islame”,

mbrëmje artistike 27.07.2013 Shkup (9)
“Netët e Kulturës Islame”

mbrëmje artistike 27.07.2013 Shkup (10)
“Netët e Kulturës Islame”

 
Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam