Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup, në kuadër të aktiviteteve të muajit të shenjtë Ramazanit, organizoi iftar në rajonin e Karadakut, në restorantin “Lukart”.
Fjalë përshëndetëse në këtë iftar kishte përgjegjësja e Departamentit të Femrës – Dega Shkup, Isra Sherifi e cila tregoi për veprimtarinë dhe aktivitetet që realizon Forumi Rinor Islam dhe disa këshilla në lidhje me muajin e shenjtë Ramazanin.