Me datë 28-30.09.2014 FRI-dega Shkup, organizoi kamping tre ditor me nxënësit dhe studentët në malin “Kitka”, motoja e këtij kampingu ishte “Me hapa të sigurtë”. Gjatë këtyre ditëve pjesmarrësit në këtë kamping përveç aktivitetve sportive patën rastin të ndëgjojnë edhe disa ligjerata.
Tema të cilën e shtjelloi Ligjeruesi Hasretulla ef. Saiti ishte “Drejt një besimi të shëndoshë”, kjo temë zgjoi kurreshtjen tek të rinjtë pasi që pas prezentimit ata patën mundësi që të parashtrojnë pyetje. Gjatë ditëve në kamping të rinjtë patën rastin që shëtisin nëpër bjeshkët si dhe të shijojnë bukuritë natyrore.
Po ashtu në këtë kamping u realizuan edhe disa ligjerata nga hoxha i mirënjohur Qenan ef.Ismaili.
Pjesmëraësit në këtë kamping ishin mjaft të kënaqur për vet faktin se përveç aktiviteteve rekreative sportive ashtu siç përmendëm më lartë u mbajten edhe ligjerata dhe fjalime. Vlen të përmendet se ky aktivitet është pjesë e kalendarit të aktiviteteve që realizon FRI dega Shkup.
EDITOR
10 years ago
previous article
Letra që duhet lexuar çdo Një Shtator
next article