Me rastin e festës së Shenjtë të Kurban Bajramit, Forumit Rinor Islam – Dega Shkup, realizoi tradicionalisht “Koktelin e Bajramit” me aktivistat, nxënësit dhe studentët e tij, ditën e shtunë (19.10.2013) në lokalet e FRI-së.
Qëllimi i Koktelit ishte festimi i përbashkët i festës së Kurban Bajramit si një festë symbol i bashkimit e vëllazërimit. Përveq pjesës festive, rastin e shfrytëzoi edhe kryetari i FRI – së z. Fevzi Musliu që me disa këshilla të urta mbi Bajramin dhe ngjarjet rreth tij të e zbukuron këtë mbledhim. Fundi i fjalimit të tij është një fillim i një shkëndije shprese e cila lind në të pranishmit se kjo festë, më konkretisht shembulli i Ibrahimit a.s. si pikë referimi i festës dhe 10 e ditët e adhurimit para tij do të ndikojnë në forcimin e qëndrueshmërisë së tyre në rrugëtimin e marrur si promotor, aktivist dhe thirës në të mirën.
Për atmosferë më festive u kujdes recituesi i ri që shquhet për zërin e tij të bukur, Musli Musliu i cili bëri interpretim të shkëlqyeshëm të disa ilahive.
Pjesa e fundit ishte pjesa e koktelit të pregaditur nga FRI – Dega Shkup.

Koktelli Bajram - Shkup (1)
FRI – Dega Shkup organizoi “Koktel Bajrami”

Koktelli Bajram - Shkup (2)
FRI – Dega Shkup organizoi “Koktel Bajrami”

Koktelli Bajram - Shkup (4)
FRI – Dega Shkup organizoi “Koktel Bajrami”

Koktelli Bajram - Shkup (5)
FRI – Dega Shkup organizoi “Koktel Bajrami”

Koktelli Bajram - Shkup (6)
FRI – Dega Shkup organizoi “Koktel Bajrami”