Forumi Rinor Islam Dega Shkup realizoi me sukses ligjëratën e radhës me temë:”Besimtari si palma”, e cila është vazhdimësi e ciklit të ligjëratave javore me hoxhë Hasan Baftijarin.
Ai bëri shtjellimin e temës duke iu referuar hadithit të Pejgamberit (a.s) i cili gjatë një tubimi shpirtëror, u tha shokëve të tij të pranishëm:”Shembulli i besimtarit, është si shembulli i një peme, të cilës nuk i bien gjethet.”
Ai permendi në pika të veçanta disa nga vetitë e përbashkëta mes besimtarit dhe palmës.
Mes tjerash theksoi se palma, është mbretëresha e bimëve, si nga funksioni dhe roli që kryen, ashtu dhe për nga paraqitja. Jeton gjatë, u reziston ndryshimeve klimaterike gjatë vitit dhe prodhon fruta të shumtë e dobiprurës. Kështu është edhe besimtari, është mbreti i krijesave mbi tokë, si nga ana shkencore, fetare, funksionale dhe shoqërore. I durueshëm ndaj fatkeqësive, prodhues dhe kudo që ndodhet është dobiprurës.
Te pranishëm në këtë ligjëratë ishin shkollarë të mesëm dhe studentë.
Ndryshe, FRI-Dega Shkup vazhdon më tutje me karavanin e ligjëratave javore , çdo të enjte me fillim në ora 19.00 në Info-Qendrën e saj.
Besimtari si palma
Besimtari si palma
Besimtari si palma fri sk 6