Categories
Lajme FRI

FRI – Dega Shkup organizoi Mbrëmjen studentore

Sot,  më 15 janar 2016 ditë e premte, Sektori i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup, në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin (alejhi selam)”, organizoi Mbrëmje studentore. Programi filloi me Kuran, duke vazhduar me fjalë përshëndetëse nga përgjegjësja e Sektorit të Femrës, Esma Sherifi Kurti.
Pika e parë e programit ishte prezentimi i videos me rastin e ditëlindjes se profetit Muhamed (a.s.) e përgaditur nga aktivistet. Programi vazhdoi me recitimin e poezisë me titull “Muhamedi (a.s.)” shkruar nga Shqipe Palloshi. Pjesëmarrëset patën rastin të dëgjojnë edhe disa ilahi dhe prezentime temash të trajtuara nga vetë studentet, Edina Mici prezentimin me temë “Nevoja e shoqërisë postmoderne për një grua si Esma (r.a)” dhe Minevere Toçi me temë “Tiparet dhe cilësitë e Hatixhes (r.a)”.
Në kuader të kësaj fushate ka qenë e hapur edhe konkursi për mësimin e “40 Haditheve të Imam Neveviut”. Ndërsa në këtë ditë konkurentet e paraqitura u shpërblyen me nga një mirënjohje, ndërsa tri konkurentet më të mira edhe me nga një dhuratë modeste.
Me këtë aktivitet FRI – Dega Shkup përmbylli aktivitetet e fushatës “Ta njohim Muhamedin (a.s.)”.

Mbrëmje studentore - Shkup
Mbrëmje studentore – Shkup

Exit mobile version