Categories
Lajme FRI

FRI DEGA SHKUP ORGANIZON MUKABELE DHE LIGJËRATA PËR GRA DHE VAJZA NË MUAJIN E RAMAZANIT

Në kuadër të aktiviteteve të muajit të bekuar të Ramazanit, Forumi Rinor Islam – Dega Shkup po realizon rregullisht mukabelen, e cila mbahet çdo ditë duke filluar nga ora 11:00, nën udhëheqjen e hafizes Mervenur Ramadani.
Ky organizim shpirtëror, i dedikuar për gra dhe vajza, po zhvillohet në ambientet e FRI-së në Shkup dhe po shoqërohet me një pjesëmarrje të rregullt, duke i dhënë Ramazanit dimensionin e tij edukativ dhe adhurues.
Në kuadër të programit të së shtunave, pas mukabeles realizohen edhe ligjërata fetare. Këtë të shtunë ligjëroi teologia Esma Sherifi Kurti, e cila trajtoi temën mbi vlerat dhe mesazhet e muajit të Ramazanit për gruan muslimane, duke theksuar rolin e saj në forcimin e familjes dhe shoqërisë përmes përkushtimit shpirtëror.
Mukabelja mbetet e hapur për të gjitha gratë dhe vajzat çdo ditë nga ora 11:00, ndërsa ligjëratat fetare organizohen rregullisht çdo të shtunë pas përfundimit të saj.
Ky aktivitet është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Forumit Rinor Islam – Dega Shkup për të gjallëruar jetën fetare dhe për të krijuar hapësira edukative e shpirtërore gjatë muajit të Ramazanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version