Të shtunën, më 2 dhjetor 2023, Forumi Rinor Islam – dega Shkup,
ka përmbyllur projektin “Eureka”, që u realizua me nxënësit e klasave të nënta.
Programin e përmbylljes e hapi përgjegjësi i projektit, Lirim Sejdi,
për të vazhduar më pas me një fjalim motivues nga hoxha Zija Ismaili,
që u realizua në formë të bashkëbisedimit me nxënësit.
Shpërndarjen e certifikatave e bëri kryetari i FRI – dega Shkup, Afrim Demiri,
dhe përgjegjësi i Departamentit për të Rinjë pranë FRI, Medin Bajrami.
U bë gjithashtu shfaqja e një prezantimi ‘slideshow’ rreth rrjedhës së projektit në këto gjashtë javë.
Në fund u shtrua një koktej modest për mysafirët dhe nxënësit.
Shkup, 2 dhjetor 2023v