Në qendrën rinore në Shkup u realizua kuvendi raportues vjetor për aktivitetet e Forumit Rinor Islam – Dega Shkup të realizuara përgjatë vitit 2022.

 

Kuvendi filloi me leximin e disa ajeteve kuranore nga hafiz Uvejs Murtezi, kështu duke vazhduar edhe me një fjalë përshëndetëse nga kryetari i FRI – Dega Shkup, Afrim Demiri.

 

Pas konstituimit të komisioneve mbikëqyrëse, nënkryetarja e kuvendit, Zuljeta Fetaovska i filloi punimet e këtij kuvendi.

 

Kryetari Demiri, raportoi para kuvendarëve për të gjitha aktivitetet e realizuara nga Dega e Shkupit. Të pranishmit kishin mundësinë që të parashtrojnë pyetje dhe të realizojnë debat mbi raportin në fjalë i cili pastaj u miratua me shumicë votash.

 

Shkup, 20 janar 2023