Departamenti për kulturë dhe sport pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup organizoi turne një ditor në futboll të vogël, i cili u realizua në hapësirat e sallës sportive të sh.f. “Liria”. Së pari të pranishmit i përshëndeti hoxhë Qenan Ismaili, duke i përgëzuar për organizimin e këtillë, poashtu tha: “Muhamedi a.s i motivonte shokët e tij të mirren me sport, dhe më vjen mirë që ju sot jeni pjesë e këtij turneu pasi muslimani duhet të jetë shembull si në sferën edukative edhe në atë sportive.” Pjesëmarrës në këtë turne ishin disa aktivistë dhe anëtarë të Forumit Rinor Islam.

Vlen të përmendet se turneu kishte karakter garues dhe në fund u shpërblyen tre vendet e para, vendi i tretë i takoi ekipit “Karshiaka”, vendi i dytë ekipit “Vëllazëria” dhe vendi i parë ekipit “Nur”.

anigif