Categories
Lajme FRI

FRI – dega Tetovë organizoi Ditën e hapur

Forumi Rinor Islam – Dega Tetovë, Sektori i Femrës organizoi Ditën e hapur, në Qendrën Rinore të FRI-së në Tetovë.
Në fillim fjalë përshëndetëse pati përgjegjësja e Sektorit të Femrës në Tetovë, Hanife Jonuzi. Ajo tregoi se nëpërmjet organizimit të këtij aktiviteti, Sektori i Femrës ka për qëllim informimin e nxënëseve dhe studenteve për veprimtarinë e FRI-së.
Prezentimi i FRI-së u bë nga Ganimete Shasivari. Poashtu fjalë rasti pati edhe përgjegjësja e përgjithshme e Sektorit të Femrës, Esma Sherifi Kurti.
Në fund, për të pranishmet, u shtrua një koktel modest.

Exit mobile version