Forumi Rinor Islam – Dega Tetovë në bashkëpunim me organizatën humanitare “Kalliri i mirësisë”, shtruan iftar të përbashkët me përfaqësues institucionesh shtetërore, kryetar organizatash, gazetarë dhe personalitiete tjera si dhe anëtarë dhe aktivistë të Forumit Rinor Islam.
Pas iftarit, fjalim përshendetës pati kryetari i Forumit Rinor Islam,Fisnik Shabani.
Me pas vijoi nje këshillë nga mysafiri nga Turqia, hoxhë Ramazan Kayan, dhe në perfundim të këshillës pati fjalë rasti edhe nga kryetari i O.H “Kalliri i mirësisë”, hoxhë Rufat Sherifi.