Categories
Lajme FRI

FRI – DEGA TETOVË REALIZOI KUVENDIN RAPORTUES PËR VITIN 2022

 

Në hapsirat e FRI-së në Tetovë, u realizua kuvendi raportues vjetor për aktivitetet e Forumit Rinor Islam – Dega Tetovë të realizuara përgjatë vitit 2022.

Kuvendi filloi me leximin e disa ajeteve kuranore, e më pas vazhdoi me një fjalë përshëndetëse nga kryetari i kuvendit, i cili hapi edhe punimet e kuvendit të njëmbëdhjetë me rradhë.

Pas konstituimit të komisioneve mbikëqyrëse, filluan punimet e kuvendit.
Kryetari i Degës, Mevlan Abazi, raportoi para kuvendarëve për të gjitha aktivitetet e realizuara nga Dega e Tetovës.
Të pranishmit kishin mundësinë që të parashtrojnë pyetje dhe të realizojnë debat mbi raportin në fjalë i cili pastaj u miratua me shumicë votash.

Tetovë, 17 Shkurt 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version