Forumi Rinor Islam – Dega Tetovë, realizoi shpërndarjen e 170 shportave me vlerë 1200 denarë nga donacionet e mbledhura gjatë këtyre ditëve, në tendat të cilat ndodhen në dy pikat e qytetit tek marketet ‘Ramstore’, si dhe donacionet që janë mbledhur përmes llogarisë https://www.launchgood.com/campaign/shporta_e_ramazanit_2021?src=1068004.
Shpërndarja e pakove në fjalë u bë në disa familje të qytetit dhe në disa fshatra të malësisë së Tetovës.
Mbledhja e donacioneve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim ku të gjithë qytetarët mund të dhurojnë donacione për mbushjen e pakove me gjërat elementare ushqimore dhe higjienike për nevojtarët e qytetit të Tetovës dhe komunave përreth.