Forumi Rinor Islam – Dega Tetovë, Sektori i i Femrës, organizoi ligjëratë për të shënuar 21 shkurtin, Ditën Botërore të Studentit.
Në fillim të programit fjalë përshëndetëse mbajti Hanife Jonuzi, përgjegjëse e Sektorit të Femrës, Dega Tetovë.
Ligjërata u mbajt në temën “Sfidat studentore” të cilën e elaboroi Ganimete Shasivari. Ligjëruesja theksoi për sfidat me të cilat ballafaqohen studentët, ndër tjerat potencoi tri sfidat kryesore: sfidat politike, financiare si dhe teknologjia dhe dobësitë e studentëve si sfidë e tretë.
Në pjesën e dytë u mbajtën grupe punuese.
Categories