Categories
Lajme FRI

FRI dekoroi nxënësit e dalluar të Prilepit

Dega e Forumit Rinor Islam në Prilep organizoi aktivitetin për dekorimin e nxënësve të dalluar të Prilepit. 

Para pjesëmarrësve, mysafirëve e aktivistëve të Prilepit, fillimisht fjalë përshëndetëse pati kryetari i degës, Veton Ibrahimi. Pas tij, me fjalë rasti u paraqit kryetari i komunës së Dollnenit, Xhemil Qamili, i cili shprehu fjalë miradije për FRI-në, për kontributin dhe bashkëpunimin me nxënësit. 

Pos lëvdatave, nxënësit u shpërblyen edhe me nga një komplet librash nga shtëpia botuese “Furkan ISM”, nga Shkupi. 

Poashtu u organizua edhe iftar së bashku me nxënësit e mysafirët. 

34829429_1521622361275971_5027726370675884032_n

Exit mobile version