Forumi Rinor Islam në Tetovë organizoi manifestimin e shpalljes së semimaturantëve më të mirë në Tetovë dhe rrethinë nën moton “Të nxisim dijen, të investojmë për ardhmërinë”.

Në manifestim të pranishëm ishin një numër i madh nxënësish, prindërit e tyre, drejtorë shkollash, kryetarë komunash, udhëheqës institucionesh komunale, zv.ministri i Punëve të brendshme të Maqedonisë, Prof.Agim Nuhiu, si dhe aktivistë të shumtë të FRI-së.

Në fillim ishin fjalimet e të pranishmëve të cilët folën për rëndësinë e mbajtjes së këtij aktiviteti. Fjalë rasti mbajti kryetari i FRI-së, Fisnik Shabani, i cili theksoi rëndësisne dhe intencën pse pikërisht FRI në qytetin e dijes nisi këtë organizim vitë më parë. Kësisoji, për përakrahjen që FRI ua jep nxënësve dhe duke inkurajuar këtë institucion që të vazhdojë në rrugën e trasuar, folën Ahmed Qazimi, përgjegjës për veprimtari publike në Komunën e Tetovës dhe zëvendës ministri i MPB, Agim Nuhiu, ndërkaq në fund fjalim përshndetës pati edhe nikoqiri i këtij aktiviteti Mevlan Abazi, kryetar i degës së FRI-së në Tetovë i cili falënderoi drejtorët e shkollave për bashkëpunim korrekt me FRI-në në realizimin e këtij aktiviteti.

Gjithsej u dekoruan 21 nxënës të shkollave fillore të Tetovës dhe komunave përreth, ku çdo shkollë nga ana e kolegiumit të arsimtarëve dhe drejtoritë përkatëse e kanë zgjedhur semimaturantin më të mirë të shkollës së tyre.

Këtë vitë, bashkë me këtë manifestim u organizua edhe iftari tradicional i degës së Tetovës në bashkëpunim me O.H.”Kalliri i Mirësisë”, ku të pranishëm përveç mysafirëve ishin edhe nxënësit me prindërit e tyre.