Forumi Rinor Islam nga sot ka filluar fushatën “Ta njohim Muhamedin a.s.”, e cila fushatë ka për qëllim njoftimin e popullit rreth veprimtarisë dhe porosive të profetit Muhamed a.s. Qëllimi dhe aktivitetet e  fushatës u  paraqitën në media për tu informuar publiku i gjërë.

Në emisionin “Zgjohu me ne” në servisin publik TVM2, përgjegjësi i fushatës Vullnet Selmani dhe teologu Mevlan Abazi prezantuan qëllimin e organizimit të kësaj fushate.

Përgjegjësi i kësaj fushate, Vullnet Selmani foli për aktivitetet që do të realizohen nga FRI në nivel republikan si dhe nëpër degë, ndërsa teologu Mevlan Abazi tregoi në pika të shkurtëra fragmente nga historia e Muhamedit a.s.