Forumi Rinor Islam, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, bëri hapjen e fushatës me moton “Ta njohim Muhamedin (a.s.)”. Është një fushatë e cila realizohet tanimë disa vite me radhë për nder të ditëlindjes së Muhamedit a.s. Kjo fushatë ngërthen aktivitete të shumta që do të organizohen në disa qytete ku vepron Forumi Rinor Islam, në Tetovë, Kumanovë, Kërçovë, Prilep dhe Gostivar.
Aktivistët e FRI-së në Shkup, për nder të kësaj date të rëndësishme, në rrugët e Çarshisë së Vjetër, bënë shpërndarjen e ëmbëlsirave dhe disa fletushkave me fjalë profetike.
Në hapjen e kësaj fushate, fjalë rasti pati kryetari i FRI-së dega Shkup, Abdulhamid Mustafa, i cili tha: “Muhamedi (a.s.) ndryshoi fletat e historisë së njerëzimit, ndryshoi botën për të mirë. Muhamedi (a.s.) vazhdon t’i gjallëron zemrat tona me përmendjen e emrit të tij, salavatet të cilët po i dëgjojmë sot këtu sëbashku në Çarshi të Shkupit janë meloditë më të bukura që e gjallërojnë këtë vend”.
Në Tetovë, në kuadër të fushatës, u mbajt ligjëratë me ligjërues Hasan Baftijarin, i cili shtjelloi temën “Muhamedi (a.s.) një mesazh dhe një mësues”.
Fushata “Ta njohim Muhamedin (a.s.)” në vete do të ngërthen aktivitete të ndryshme duke i veçuar disa: konferenca dhe debate shkencore me profesorë të ndryshëm, tribuna, emisione në TV dhe radio.
Fushatën “Ta njohim Muhamedin (a.s.)”, Forumi Rinor Islam sivjet e organizon për të shtatën herë me radhë.

Ta njohim Muhamedin a.s (1)
FRI filloi me fushatën “Ta njohim Muhamedin (a.s.)”

Ta njohim Muhamedin a.s (3)
FRI filloi me fushatën “Ta njohim Muhamedin (a.s.)”

Ta njohim Muhamedin a.s (4)
FRI filloi me fushatën “Ta njohim Muhamedin (a.s.)”

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam