Categories
Lajme FRI Lajmerime

FRI fillon fushatën “Ta njohim Muhamedin a.s.”

Me datë 02.01.2015 (ditë e Premte) FRI-Shkup në Çarshinë e vjetër të Shkupit filloi fushatën “Ta njohim Muhamedin a.s”. Është një fushatë e cila realizohet tanimë disa vite me rradhë për nder të ditëlindjes së Muhamedit a.s. Kjo fushatë në vetvete ngërthen aktivitete të shumta të cilët FRI do ti ndërmar ditëve në vazhdim jo vetëm në Shkup, por edhe në qytete tjera të Maqedonisë.
Aktivistët dhe aktivistet e FRI-Shkup për nder të kësaj datë të rëndësishme në rrugët e Çarshisë së vjetër, bënë shpërndarjen e embëlsirave (hallvës), shpërndarja e librit “Ëmbëlsia e dërgimit të salavateve për Profetin s.a.v.s” nga autori Abdulhalik Sherif si dhe shpërndarja e disa fletushkave me fjalë profetike. Ndërsa në anën tjetër kalimtarët e rastit ngelën shumë të kënaqur nga ajo që kishin pregatitur këta të rinj.
Për këtë rast kryetari i FRI-dega Shkup z. Hasan Baftjari deklaroi: “Pa dyshim se datëlindja e Muhamedit a.s është një datë teje të rëndësishme jo vetëm në historinë islame por edhe në atë botërore, me lindjen e tij ndryshoi fleta e historisë së njerëzimit. Ne si FRI tanimë disa vite me rradhë në kalendarin e aktiviteteve tona kemi futur edhe kampanjën “Ta njohim Muhamedin a.s”, ku publiku shkupjan do të ketë mundësi të shoh disa aktivitete. Gjithashtu ditën e premte (09.01.2015), do të keni rastin që në  Holiday Inn në Shkup të ndëgjojni ligjeratë me  mysafirë nga Truqia”.
Vlen të theksohet se aktiviteti në fjalë realizohet për herë të gjashtë me rradhë nga FRI.
 
10422469_10204097128963396_7946765635032137317_n
Fushata “Ta njohim Muhamedin a.s.” – Shkup

 Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam

Exit mobile version