Në kuadër të aktivitetit “Shporta e Ramazanit” edhe këtë vit Forumi Rinor Islam dega në Tetovë në bashkëpunim me O.H “Kalliri i Mirësisë” realizuan aktivitetin humanitar me të cilin u dolën në ndihmë më shumë se 1500 familjeve nevojtare, jetimeve, skamnorëve dhe personave me nevoja të veçanta.
“Edhe këtë vit FRI në Tetovë gjatë muajit të Ramazanit qëndroi pranë nevojtarëve duke qenë urë lidhëse ndërmjet personave të cilët dhuruan pako me produkte elementare ushqimore dhe familjeve nevojtare në anën tjetër, nga ku në kuadër të këtij aktiviteti u tubuan 2286 pako dhe u shpërndanë tek familjet në nevojë duke përfshirë fshatrat në komunën e Tetovës, Tearcës, Zhelinës, Bogovinës si dhe një pjesë në rajonin e qytetit të Shkupit dhe të Gostivarit” theksi kordinatori i këtij aktiviteti Vullnet Selmani.