Forumi Rinor Islam – Dega Shkup në hapsirat e saj shtroi iftar për anëtarët dhe aktivistët për hirë të dhjetë ditëshit të shenjtë të muajit Dhul Hixhe.
Në këtë iftarë ishte i pranishëm kryetari i Kallirit të Mirësisë Rufat ef.Sherifi i cili pas iftarit me disa këshilla foli për veprimtarinë islame tek të rinjtë.
Ai mes tjerash tha: Për të qenë veprimtarë i denjë, një i ri musliman duhet që në rrugën që po trason të ketë bindje të plote ndaj Zotit, përkushtimin ndaj Tij si dhe qëndrueshmëri në këtë rrugë, si shumë reformatorë të kësaj feje.
Iftare u organizuan edhe në degët tjera të FRI-së si dhe nga Sektori I Femrës pranë FRI-së.