Pas realizimit disa javorë të projekteve rinore, këtë fundjavë, në Kërçovë u bë përmbyllja e dy projekteve, “Gjurmët” dhe “Incept”, të cilët janë realizuar gjatë gjysmëvjetorit të dytë.

Projekti “Gjurmët” ishte një seri ligjëratash, që realizohet si pjesë e Akademisë Rinore “Mendimi”. Këto ligjërata ishin kryesisht me një karakter më të përgjithshëm moral e fetar, ku u trajtuan tema të moralit të mirë, fetarisë së pastër, kujdesit të përgjithshëm për natyrën. Përveç ligjëratave, gjatë realizimit të projektit u realizuan edhe vizita të ndryshme.

Si pjesë e “Mozaikut rinor”, në Kërçovë u realizua edhe projekti “Incept” me nxënësit e vitit të parë dhe të dytë.

Mbyllja solemne e dy projekteve në fjalë u realizua së bashku me një iftar të përbashkët me nxënësit. Para iftarit pati fjalë rasti kryetari i FRI – Kërçovë dhe profesori Kujtim Kasami, që ndau disa këshilla me nxënësit, kurse ndarja e certifikatave u bë pas iftarit.

Kërçovë, 16 prill 2022